MIRËSERDHËT
Mirë se keni ardhur në website e klubit sportiv K.F Korabi Peshkopi
Korabi arrin fitore të rëndësishme me Skënderbeun në shtëpi
Klubi i futbollit dibran ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi kundrejt skuadrës korçare të Skënderbeut.
K.F. Korabi Peshkopi arriti të mposhtë në shifrat 2-1 kundrejt Skënderbeut duke marrë një 3 pikësh tepër të vlefshëm duke e ngjitur skuadrën në vendin e tretë të klasifikimit në kategorinë e parë të kampionatit shqiptar, 4 pikë larg Flamurtarit dhe Dinamo Tirana ku këto dy të fundit ndajnë nga 21 pikë secila. Skuadra dibrane është shumë pranë ëndrrës për të qenë pjesë e kategorisë Abissnet Superiore.
Dy golat e rëndësishëm u shënuan nga Joti në minutën e 8' dhe nga Keko në minutën e 60' nga pika e bardhë e penalltisë. Zguro ishte ai që barazoi për korçarët në minutën e 42' nga pika e bardhë e penalltisë. Vlejmë të theksojmë që kjo ndeshje ishte mjaft e intesifikuar dhe pati plot 3 penallti që u ekzekutuan 2 nga skuadra e Korabit, ku Keko e humbi të parën.
Kjo ndeshje u transmetua live nga Oversport 3.
​
â’¸ Të drejtat ekskluzive, KF Korabi Peshkopi, Izet Mata
Korabi nuk "vuan" shumë dhe i merr 3 pikë shumë të vlefshme Tomorit në shtëpi.
Korabi pati një ndeshje le të themi të lehtë me skuadrën e Tomorit ku shënoi jo pak, por tre gola skudrës nga Berati duke e ngjitur Korabin në një pozicion nga renditja e kaluar.
Korabi zhvilloi një performancë tepër të kënaqshme për tranejrin Shpend Kumbarçe. Djemtë dibranë ku shënuan jo pak por 3 herë në portën kundërshtare duke arritur në kuotën e 21 pikëve ne 12 javë, me 5 ndeshje të fituara, 6 barazim dhe 1 ndeshje e humbur. Golavarazhi është +9 me 20 gola të shënuara dhe 11 të pësuar. (Ia vlen të theksojmë se Korabi nuk ka humbur asnjë ndeshje në 5 ndeshjet e fundit.
Autorët e golave ishin Mziu 43' dhe Keko 62' dhe 78'.
Keko dhe Mziu janë në periudhën e tyre më të mirë ku kanë shënuar shumë gola për Korabin për këtë sezon, ku Mziu ka shënuar 9 gola gjithsej dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë. Për Mziun, ky ishte goli i tij i parë ku jemi shumë të sigurtë që nuk do të jetë goli i tij i fundit për sezonin 2022-2023.
Me këto ritme, ëndrra për të qenë në Abissnet Superiore (dhe që të qëndrojmë aty për një kohë të gjatë) është shumë pranë.
Forca Djema!
â’¸ Të drejtat ekskluzive, KF Korabi Peshkopi, Izet Mata